Qëllohet me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil, ndërron jetë në spital 46-vjeçari

23:48 | 6 Qershor 2021

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Ksamil.

Sipas burimeve të policisë mësohet se një person është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij. Shtetasi, i identifikuar si Gramoz Mema, 46-vjeç, nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkaq, policia po punon për kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara