Një 20 vjeçar u arrestua dje pasi ai qarkullonte me armë zjarri automatike, me vete.
Gjatë operacionit “Vezhishti”, policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” vunë në pranga shtetasin me iniciale S.R 20 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.
Gjatë kontrollit fizik, 20 – vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./TCH
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...