Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj 3 personave dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë lidhur me përplasjet gjatë protestës para bashkisë Tiranë një ditë më parë.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit: K. K., 27 vjeç, S. G., 40 vjeç, dhe A. Q., 63 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit Z. B., 19 vjeç, R. D., 19 vjeç, dhe N. M., 57 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, bën me dije policia.
Maqedonci takon zyrtarin për Partneritete në NATO, flasin pë...
Ushtarët amerikanë në “Bondsteel” mirëmbajnë helikopterët “B...
KQZ nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën
Ndryshon sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Policia godet rrjetin e kontrabandës së deleve në Ferizaj
KE-ja ua ndan rreth 160 milionë euro Shqipërisë, Maqedonisë ...