Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në Shqipëri pasi në drejtim të kryeministrisë ka nisur hedhja e koktejleve të molotovit.
Sulmet në drejtim të godinës së kryeministrisë në Tiranë filluan me nisjen e fjalimit të mbajtur nga kreu i opozitës, nga banesa ku ai ndodhet në arrest shtëpie.
Ndërkohë, forca të shumta policore kanë krijuar tashmë kordonët dhe po u bëjnë thirrje protestuesve që ta ndërpresin sulmin.
“Të nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ndërprisni sulmin me bomba molotov ndaj policisë dhe institucioneve. Organizatorët e protestës të marrin masa të largohen nga protesta personat e dhunshëm e të maskuar,” është kjo thirrja që po bëhet nga policia me altoparlantë.
Në muret e kryeministrisë janë duke u shfaqur me anë të projektorëve edhe fytyrat e zyrtarëve të akuzuar nga opozita apo organet e drejtësisë./a2cnn
“Fundi i një epoke” – Silva me lot në sy n...
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi stop kriz...
“Një korridor nderi për kampionët” – Crystal Pal...
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për...
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelze...
Shëngjini hap zyrtarisht sezonin turistik