Ambasada e Italisë në Tiranë u bëri thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në Tiranë, që të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë protestës së opozitës, e cila do të përfshijë akset kryesore rrugore që lidhin Tiranën me qytetet e tjera.
“E shtunë, më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 19.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit”, thotë ambasada Italiane në Tiranë.
Ambasada italiane shprehet se “Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe të bëni kujdes maksimal”.
Gjithashtu, Ambasada thotë se ngjarja mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet.
Edhe në protestat e tjera të organizuara nga opozita, Ambasada italiane i ka kërkuar qytetarëve të saj që të evitojnë grumbullimet masive./TCH
Po vazhdon mbledhja e Kryesisë, në ora 19:00 pritet seanca p...
Platforma “Liria ka Emër” e përshëndetë Deklarat...
Një vit burgim për mos pagesë të alimentacionit
Mbrojtja nis deklaratat përmbyllëse: Selimi është i pafajshë...
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...