Bulevardi ‘Zogu i Parë’ do të thehet në zonë komerciale. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik të Tiranës, kryetari Veliaj ka prezantuar disa projekte të rëndësishme ekonomike për kryeqytetin.
“Ne duam ta kthejmë në një distrikt shopping-u. Kjo është arsyeja pse duam të fillojmë investimin, që mos të dallojë cilësia nga sheshi “Skënderbej” deri tek Bulevardi i Ri, ku ka qenë stacioni i trenit. Tirana ka shumë atraksione në qendër, por nuk ka mjaftueshëm hapësira le të themi ajo që quhet “Ëalking street” pra rruga këmbësore, ku ti bën shooping-un dhe kalon kohë, ke të gjithë restorantet. Duam që i gjithë ‘Zogu i I’ të kthehet në një hapësirë të tillë komerciale, atraktive”, u shpreh Veliaj.
Ai njoftoi edhe shpalljen e zonës ekomomike të Tiranës.
“Jemi në prag të shpalljes dhe të aplikimit pranë Qeverisë për atë që quhet zona ekonomike e Tiranës, ose me akronimin në anglisht TEDA. Kemi identifikuar një zonë 60 ha në Kashar. Po përfundojmë plan-biznesin për zonën e lirë ekonomike të Kasharit. Kemi parë disa nga modelet në Rumani, Maqedoni. Them që kemi marrë më të mirat nga këto modele
Po kështu do të ndërtohet dhe tregu agroushqimor në Lundër ku do të shiten produkte të fermrëve të zonave përreth, ndërkohë që Unaza e re, zgjerimi i Lanës dhe përfundimi i Bulevardit të Ri janë tre fronte të punës për 4 vite të e ardhshme”, tha Veliaj.
Bulevardin e Ri, Velaj e krahasoi me një rrugë në Paris, “La Defence”, duke u shprehur se në të do të ndërtohen hotele me 5 yje./TCH
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...