Pak ditë pasi parlamenti i Holandës mori vendim për të ndërprerë regjimin e vizave për shqiptarët, presidenti Meta ka zhvilluar takime me rëndësi në ambasadën holandeze në vendin tonë.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në një pritje të organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës në Tiranë. Meta shprehet se Holanda është një shtet i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Statusi i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta:
Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës, një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane.
Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë me piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit. I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë.

Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll