Policia: Viktima i dha fund jetës me kordon elektrik

09:24 | 2 Tetor 2017

Policia e Tiranës reagoi në lidhje me një vetëvarje të ndodhur në zonën e liqenit Artificial.

Bëhet me dije se viktima është ende e paidentifikuar ndërsa i përket moshës 35 deri në 45.

Njoftimi

Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik.

Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur.

Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara