Policia e Vlorës, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme, ka ushtruar kontrolle në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.
Gjatë kontrollit në një ndërtesë të vjetër dhe të pabanuar, policia ka zbuluar disa armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat ishin fshehur pas një muri. Nga verifikimet ka rezultuar se ndërtesa ku u gjetën armët është në pronësi të shtetasit me inicialet Gj. K., 67 vjeç. Për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore, ai është proceduar në gjendje të lirë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 armë zjarri automatike, 12 granata difensive pa ndezës, 14 ndezës granatash të mbështjellë me letër, rreth 2200 fishekë luftarak.
Armët dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë të mëtejshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Arbresh.info
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall
Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët...
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në ...
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...