Një çift ka rënë në prangat e policisë së Vlorës ndërsa po udhëtonin drejt Tiranës pasi në mjetin e tyre u gjetën 27 kg kanabis.
Të arrestuarit janë E. J., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F. D., 32 vjeçe, banuese në Belsh, Elbasan.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Voslkëagen” me drejtues shtetasin E. J. dhe pasagjere shtetasen F. D., Policia gjeti në bagazh dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 27 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën këta shtetas do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të shtetasve E. J. Dhe F. D., për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...