Dy gardianë burgu kanë mbetur të plagosur nga një përleshje që ka shpërthyer në një burg në Rimini, në Itali.
Një bandë shqiptarësh është përleshur me një bandë marokenësh. Sipas mediave italiane, sherri ka plasur gjatë orarit të meshës.
Ngjarja ka ndodhur në burgun ‘Casetti’ në Rimini. Sherri ka plasur për shkak të përplasjeve në burg mes bandave.
Përveç marokenëve të dënuar, kanë mbetur të plagosur edhe dy punonjës të policisë së burgut.
Këta të dy janë dërguar në urgjencë, ndërsa të dënuarit e plagosur janë mbajtur në spitalin e burgut.
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin