Një 35-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosjen e një personi në Berat.
Sipas policisë shqiptare, kapja e tij u bë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Ëanted”.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
“Në muajin maj 2021, në Poshnje, Berat, shtetasi F. Sh. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I. I., i cili si pasojë është plagosur”, thuhet në njoftim.
Poashtu bëhet e ditur se Interpol Tirana është duke vazhduar bashkëpunimin me Interpol Athinën, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit F. Sh., në Shqipëri.
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë