Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në zonën e Institutit, në Tiranë.
Për pasojë janë plagosur tre persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Mësohet se njëri prej personave të plagosur është shtetasi Korab Peposhi, rreth 40 vjeçar, me origjinë nga Kukësi, ndërsa janë dëgjuar mbi shtatë krisma, shkruan Lapsi.al.
Nga informacionet e para, dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Institutit, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.
Nga ana tjetër, forca të shumta të “Shqiponjave’”janë vënë në ndjekje të autorit ose autorëve dhe bën me dije identitetin e njërit prej tyre./lapsi.al
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s