Plagosën me thikë 40-vjeçarin, shpallen në kërkim dy të rinj në Tiranë

14:02 | 24 Janar 2023

Policia në Tiranë ka shpallur në kërkim dy të rinj në Tiranë të cilët kanë plagosur me thikë një 40-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Vaso Pasha”, në kryeqytet ndërsa në kërkim u shpallën M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç.

I lënduari ndodhet në spital duke marrë kujdes shëndetësor.

Sqarim i policisë Tiranë:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.