Moti i përkeqësuar dhe me dallgë, të cilat arrijnë deri ne 8 ballë në det të hapur dhe afërsisht 6 ballë brenda gjirit, kanë pezulluar edhe të shtunën lundrimin detar.
Prej 48 orësh trageti i linjës Vlore-Brindisi nuk ka kryer itinerarin e zakonshëm dhe ka qëndruar në kalatat e portit të Brindisit.
Shkak për këtë është bërë moti i keq që ka përfshirë qytetin e Vlorës. Si pasojë e erërave të forta disa pemë dekorative në zonën e “Lungoamres” janë thyer, po ashtu dhe shumë biznese përgjatë bregdetit kanë pësuar dëme.
Kapiteneria e portit të Vlorës njoftoi se si pasoje e motit të përkeqësuar me erë dhe dallgë të mëdha është pezulluar lundrimi detar.
Edhe në Durrës, era e fortë, deti me dallgë dhe reshjet e vazhdueshme të shiut ka krijuar probleme në lundrim. Një nga dy tragetet e linjës Bari-Durrës për shkak të detit të trazuar është detyruar të ndryshojë kursin e lundrimit duke regjistruar një vonesë mbi 3 orëshë në mbërritje. Anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimin dhe rritur masat e sigurisë, ndërsa probleme ka pasur në përpunimin e anijeve tregtare.
Burime nga Kapiteneria e portit të Durrësit thane se vonesa në lundrim është shkaktuar nga deti i trazuar në dy anët e Adriatikut. Në det të hapur, era dhe deti regjistrojnë forcën 8 ballë, ndërsa brenda Gjirit të Durrësit deti ka forcën 5-6 ballë. me ndryshimin e drejtimit të erës në veri-perëndim, e diela pritet te sjelle përmirësim të kushteve atmosferike, shkruan Top Channel.
Ndërkohë në Gjirokastër reshjet vijojnë me intensitet prej 24 orësh. Liqeni i Viroit ka shkatërruar digën provizore duke dalë në rrugë e vështirësuar qarkullimin e mjeteve në aksin kombëtar Gjirokastër-Tepelenë, ku Policia po orienton qarkullimin me një sens në këtë pjesë të aksit.
Probleme ka në Dropull ku qarkullimi drejt fshatrave Llongo dhe Koshovicë është bllokuar nga prurjet e Drinos dhe shkatërrimi i urave provizore që u ndërtuan pas përmbytjeve të dhjetorit.
Në disa zona të qarkut dhe dy lagje të qytetit raportohen rrëshqitje të reja dherash. Rruga drejt Zagories është e rrezikshme prej shembjes së gurëve nga skarpatet e rrugës ndërsa problemet po rishfaqen edhe në Lunxhëri dhe Cepo.
Rruga drejt fshatit Zhulat ku prej 10 ditësh po punohet për rehabilitimin kalohet me vështirësi./TCH
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...