Drejtuesi politik pēr diasporën nē Partinë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla e cilësoi votën e diasporës si një akt historik, duke vënë në dukje mbështetjen masive që shqiptarët jashtë vendit i dhanë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama:
“Mirënjihje diaspora kuqezi! Mbi 120 mijë shqiptarë e shqiptare, pothuajse dy në tre votues nga jashtë, mbështetën #EdiRama dhe #PartiaSocialiste për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian. Kjo është një votë historike”, shkruan Balla.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur është mbyllur numërimi i mbi 197 mijë zarfeve të ardhura me postë nga votuesit shqiptarë jashtë vendit, me një pjesëmarrje prej rreth 80% të regjistruarve. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, Partia Socialiste ka marrë mbi 122 mijë vota nga diaspora, duke siguruar mbi 61% të mbështetjes.
Vota e diasporës ka qenë vendimtare edhe për ndarjen e mandateve në disa qarqe, si Vlora dhe Fieri, ku Partia Socialiste siguroi mandate shtesë falë mbështetjes nga jashtë.
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...