Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm një video me pamje nga aksi i ri rrugor Shëngjin-Velipojë, duke e cilësuar atë si një vlerë të shtuar për turizmin në veri të vendit.
“Me videokartolinën e rrugës së bukur Shëngjin – Velipojë, ndërtimi i shumëpritur i të cilës mbaroi, duke krijuar një vlerë të shtuar për Lezhën e për Shkodrën Turistike, qysh prej kësaj vere”, shkroi Kryeministri në rrjetet sociale.
Rruga Shëngjin – Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e tij do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.
Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës. Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë.
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...
Shtyhet pak seanca ndaj Hashim Thaçi për rastin e pengimit t...
Goditet banda shqiptare në Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, s...