Një banesë u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Shëngjinit.
Zjarri ka shkrumbuar plotësisht të gjitha orenditë shtëpiake në banesën e familjes së Qemal Gurit, ndërsa për fat të mirë, asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ndodhej në shtëpi në momentin e rënies së flakëve, raporton Topchannel.
Një e afërme e familjes tregoi momentet e para kur u njoftuan për zjarrin, ndërsa shprehu dyshimin se shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Ajo bëri apel ndaj institucioneve përkatëse për ndihmë, pasi familja tashmë ka humbur gjithçka.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe pritet një ekspertizë zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes.
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës