Kompania koncensionare Albanian Highway Concession këshillohen përdoruesit e rrugës së Kombit të kenë goma dimërore, makinat të kenë zinxhirë dhe të ecin me shpejtësi të reduktuar.
Të gjithë ata që udhëtojnë nërrugën e Kombit (Autostrada A1, Milot-Morinë), këshillohen që për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe për të shmangur aksidentet, të zbatojnë me përpikmëri kodin rrugor dhe sinjalistikën rrugore.
Për çdo problem që mund të shkaktohet për shkak kushteve të motit të rënduar në këtë aks rrugor si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve është në dispozicion numri jeshil 08000400. Ftojmë drejtuesit e automjeteve që për çdo problematikë të na kontaktojnë në këtë numër. Në pak minutave stafi i koncesionarit do të jetë në vend për t’ju ofruar asistencën e nevojshme.
Shoqëria konçesionare Albanian Albanian Highway Concession, nga ana e saj kamarrë të gjitha masat për të shmangur çdo bllokim apo problem që mund të shkaktohet nga moti i keq. Për t’i paraprirë përkeqësimit të kushteve atmosferike do të ketë patrullim 24 orë, kriposje të rrugës në gjithë gjatësinë e saj si dhe janë marë masat për pastrimin e dëborës.
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...