Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajti konferencën tradicionale të fundvitit, në të cilën numëroi arritjet e Shqipërisë për vitin 2023.
Sipas tij një ecuri shumë të mirë kanë pasur ekonomia e vendit, siguria, shërbimet publike.
Rama tha se rritja ekonomike e këtij viti i kalon parashikimet, ku ka ndikuar edhe bumi masiv i turistëve.
“Viti më i mirë në aspektin ekonomik, gjithmonë këtu duhet pasur parasysh paranteza në raport me vitet e shkuara dhe jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim e në radhë të parë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë kombëtare dhe ekonomisë së familjeve shqiptare. Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike të investimeve publike e të investimeve të huaja direkte, viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë. Ky vit do të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare apo institucionet financiare ndërkombëtare. Ne besojmë se shifrat përfundimtare do të jenë rreth 4%, 3.7% apo 3.8%”, tha Rama.
Rama ka bërë të ditur se vetëm në 9-mujorin e parë Shqipëria nga turizmi ka përfituar të hyra prej 3.2 miliardë eurove.
“Turistët janë një nga kanalet më të rëndësishme të rritjes e të zhvillimit ekonomik dhe turizmi konsiderohet pjesë e të gjithë zërave të eksportit”, deklaroi ai. /tch
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...