Sharjet dhe ofendimet në rrjetet sociale janë bërë shkak për sulmin ndaj një personi në Tiranë, që prej disa orësh u mbajt peng.
Video e pengmarrjes u shfaq live në rrjetet sociale, ku dukeshin kërcënimet dhe dhuna ndaj të riut që u identifikua si Kozak Braçi.
Duket se pengmarrja ka qenë e organizuar pasi në rrjetet sociale Kozak Braçi është konfliktuar me një person të quajtur Fabio Dushku, me të cilin ka shkëmbyer vazhdimisht sharje.
Më herët një fishekzjarr i fuqishëm u hodh pranë banesës së Kozak Braçit, i cili lëshoi fyerje online ndaj
Fabio Dushkut duke deklaruar se ai kishte organizuar gjithçka.
Policia tha se ka identifikuar autorët e pengmarrjes dhe po punohet për kapjen e tyre./tvklan/

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...