“Në orën 11.30 në selinë e PD do të ketë një dalje të jashtëzakonshme për mediat.” Ky është njoftimi që sapo iu shpërnda mediave nga Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike.
Nuk dihet ende se cili do të jetë objekti i deklaratës.
Pritet që të jenë fakte të reja lidhur me shpërdorimin e rëndë që i ka bërë detyrës, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke mos arrestuar vëllanë e tij Agron Xhafaj, të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg në Itali si dhe deri në falsifikimin e nenit të Kodit Penal “Për ekstradimet”.
Po ashtu, fakte të reja priten edhe për pasardhësin e tij në arrest shtëpie, Saimit Tahirin, lidhur me akuzat për trafik ndërkombëtar droge.
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...