Të paktën 5 banka tregtare janë gjobitur nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave nën akuzën e mosrespektimit të procedurave të ligjit për paratë e pista.
Të pesta subjektet e kanë kundërshtuar masën administrative të vendosur nga ana e këtij institucionin dhe kanë ngritur kundër tij padi në gjykatën administrative.
Ato janë Banka Raiffeisen, Banka Amerikane e Investimeve, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Kombëtare e Greqisë dhe Union Bank.
Nga akt paditë mësohet se shumat e gjobave arrijnë deri në 1 milionë lekë të reja. Subjektet kanë kërkuar nga Gjykata Administrativin shfuqizimin e ndëshkimit të vendosur nga Drejtoria e pastrimit të Parave, si dhe heqjen e masës së gjobës.
Bankat tregtare janë subjekte që detyrohen me ligj të raportojnë tek autoritetet e specializuara çdo rast të dyshuar për pastrim parash apo financim të terrorizmit.
Ato duhet të mbledhin informacione të mjaftueshme për rastet e dyshimta për të kuptuar plotësisht burimet e financimit, natyrën e veprimtarisë, si dhe të raportojnë çdo rast në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave./Syri.net
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...
Prattipati shkon për takim te Osmani, nuk pranon të deklaroh...
Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifa...
Raporti rajonal: Kosova vendi më i sigurt për të jetuar në B...
Cristiano Ronaldo bëhet aksionar i Almerias, blen 25% të klu...