Policia e Fierit vuri në pranga një person ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për akuzën e pastrimit të parave.
Në bazë të operacionit “PASTRIMI” u ndalua shtetasi: Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale
“Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: L.Ç, 50 vjeç, banues në Patos dhe Sh.Ç, 44 vjeç, banues në Durrës
Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Po për këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale:A.Ç, 75 vjeç, banues në Patos dhe J.Ç, 26 vjeçe, banuese në Patos./Gazeta Express
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë