Pas debatit me familjarët, e qëllon veten me plumba në kokë në sy të fëmijëve

19:12 | 10 Shkurt 2022

Një 32-vjeçar humbi jetën të entjen në spitalin Rajonal të Lezhës, pasi mbërriti i plagosur me armë zjarri.

Viktima i identifikuar si Amaros Deda, pas një debati në shtëpi me familjarët e tij, në debat e sipër ka ndërmarrë aktin ekstrem, duke goditur veten me një armë tip pistoletë.

Plagët e rënda që ka marrë në kokë e kanë bërë të pamundur shpëtimin e tij edhe pse familjarët e kanë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës.

E gjithë skena është regjistruar në sy të nënës dhe gruas së tij, gjithashtu prezent kanë qenë dy fëmijët e tij të mitur.

Banorët e zonës shprehen se viktima ishte njeri gjaknxehtë dhe jashtë kamerave shprehen se para ngjarjes kanë dëgjuar debate brenda shtëpisë së viktimës dhe pas disa minutash kur kanë menduar se çdo gjë është shuar, kanë dëgjuar krismat e armës, që ishin fatale për jetën e tij!

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.

“Rreth orës 15:15, në rrethana ende të paqarta, dyshohet së është vetplagosur me armë zjarri shtetasi , A.D., banues në Shenkollë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja”, thuhet në njoftimin paraprak të dhënë nga policia, raportont ch.