Orët e paradites do të jenë sërish nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit.
Kjo situatë e motit do të mbetet deri në orët e pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta nëpër territor.
Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore veriore e verilindore. Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 2 ballë.
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028