Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku do të jenë dominuese në vendin tonë edhe gjatë ditës së premte. Parashikohet që deri në orët e mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, por më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa pasditja dhe kryesisht mbrëmja do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat veriore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abc/
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...
Hyn në fuqi vendimi për çmimin maksimal ditor të derivateve,...
Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rënd...
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit