Të enjten është realizuar me sukses fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, një moment historik për qytetin bregdetar dhe për të gjithë Shqipërinë e Jugut.
I pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishte Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, biznesmeni nga Kosova, Rrahim Pacolli.
Pas certifikimit të pistës, procesi do të vijojë me testet graduale të hapjes, që do të çojnë drejt certifikimit përfundimtar të aeroportit për operim të plotë.
Aeroporti i Vlorës përmban pistën më të madhe në Ballkan, me një gjatësi prej 3.2 kilometrash, dhe është projektuar të jetë porta kryesore ajrore për jugun e Shqipërisë, si dhe një pikë kyçe për zhvillimin e turizmit në rajon./Arbresh.info



Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...