Prokuroria Fier ka dërguar në gjyq pesë mjekë të Spitalit Rajonal, të cilët akuzohen për veprën penale, “neglizhencë në trajtimin mjekësor”.
Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit, Bledar Sherifaj i cili më pas ka ndërruar jetë.
Në gjyq janë dërguar mjekët, Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani, Ndriçim Bala.
I ndjeri nuk është hospitalizuar dhe nuk ka marrë trajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë, raporton Euronews.
Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambjentet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marjen e mjekimit.
“…nga dokumentacioni i administruar në kartelën mjekësore pranë spitalit Rajonal të Vlorës, rezulton se shtetasi Bledar Sherifaj ka shkuar i vdekur në ambjentet e këtij spitali…”-thuhet në dosjen hetimore.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...