Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu ka kërkuar që të thirret në seancë dëgjimore dhe kreu i shtetit për marrëveshjen e detit.
“Ministri Bushati foli në shkelje të etikës ndaj deputetëve dhe Presidentit. Që në fillim të fjalës sime do të bëjë kërkesën në emër të deputetëve të opozitës që mbas kësaj mbledhjeje, në një ditë të përshtatshme të organizojmë mbledhje të dytë dhe të thërrasim Presidentin e Republikës. Do e paraqesim dhe me shkrim këtë kërkesë, sepse u bënë shumë lojëra fjalësh mbi të, shumë akuza”, tha Tritan Shehu.
Pas kërkesës së Tritan Shehut, burime nga kabineti i presidencës konfirmojnë për Top Channel se Presidenti shpreh gatishmërinë për të qenë i pranishëm para deputetëve./Top Channel
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...