Pas përfundimit të ultimatumit që studentët i vendosën kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të tyre, protesta e tyre është përshkallëzuar.
Studentët janë ndarë në 3 grupe, një para Ministrisë së Arsimit, një para Kryeministrisë dhe një tjetër tek rrethrrotullimi i ‘Zogut të Zi’.
Studentët para kryeministrisë shprehen se ato nuk kanë më punë para ministrisë së Arsimit, ndërkohë që paralajmërojnë kryeministrin se do të përshkallzojnë protestën në bllokim të disa pikave.
“Kryeministrit ja kemi krijuar lehtësinë, i kemi ardhur këtu pranë. Nuk di të them se çfarë do të ndodhë. Por tek ministria e Arsimit mbaruam punë dhe tani jemi vendosur këtu tek kryeministria. Kjo ishte një strategji e jona për të bllokuar rrugët. Pasi kjo është një tallje, dhe qeveria nuk po na jep një zgjidhje. Duam zgjidhje. Protesta do të përshkallzohet dhe më shumë. Do të bllokohen disa pika. Nuk jemi të përçarë. Ne duam të kemi një protestë sa më paqësore. E kam thënë vazhdimisht jemi me kazuën e vërtetë dhe nuk ka pse të ketë përçarje’- u shprehen studentët.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1429743823825438/
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1429743823825438/
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...
Lladrovci për Qosjen: Akademia do të jetë më e varfër për nj...
Detarët malazezë “në gjendje të mirë”, pasi Irani sekuestron...