Një person gjendet i varur në Ksamil, dyshimet e para

20:21 | 11 Shtator 2018
V. S.

Një person është gjendur i varur në një pemë pranë plazhit të pasqyrave në Ksamil.

Sipas raportimeve paraprake, mendohet se është Blerim Dulaj, i cili u shpall i zhdukur vetëm një ditë më parë.

I riu i identifikuar si Blerim Dule, 29-vjeç është banues në Manastir, Ksamil.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu, beqar është larguar nga banesa duke kërcënuar familjarët se do mbytet në det.

Trupi i burrit është gjetur shumë pranë banesës së tij, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale