Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel. Ai është takuar sot me kryetaren e re të CDU-së gjermane Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer.
Basha i ka shprehur asaj mirënjohjen për mbështetjen e CDU, parti simotër e PD, në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.
“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD”, shruan Basha në Twitter.
Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë.
Lideri i opozitës pati takime miqësore dhe të frytshme me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Weber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane.
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...