Komiteti Shumëpalësh për Qeverisjen e Hapur (OGP) u mblodh sot për të filluar përgatitjet për hartimin e një plani të ri katërvjeçar, pas përmbylljes me sukses të Planit Kombëtar 2023–2025.
Mbledhja, e drejtuar nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, dhe bashkëkryetari Vladimir Thano, shërbeu si një riafirmim i angazhimit të qeverisë për bashkëpunim me shoqërinë civile.
“Fillojmë përgatitjet për planin e ri 4-vjeçar, të përmirësuar dhe të sinkronizuar në detaje me kalendarin jetik të negociatave,” u shpreh Pirdeni. Ajo shtoi se objektivi është të merren angazhime të matshme drejt një qeverisjeje të hapur me standarde evropiane.
Komiteti Shumëpalësh i OGP-së është një strukturë formale që siguron dialog konstruktiv mes qeverisë, shoqërisë civile, akademisë dhe sektorit privat, me qëllim arritjen e përfitimeve reale në transparencë, përgjegjshmëri dhe pjesëmarrje publike.
/rtsh.al/
Osmani: Epopeja e Dukagjinit – kujtesë dhe testament i sakri...
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja