Nis ora policore në Shqipëri

23:36 | 11 Nëntor 2020

Që prej orës 22:00 e gjithë Shqipëria është futur në një karantinë të pjesshme.

Duke filluar që nga kjo e mërkurë(12.11.2020) nga ora 22:00 deri në 06:00, Shqipëria do të ketë një orë policore.

Përveç kryeqytetit edhe në rrethet e tjera të vëndit ka filluar të respektohet.

Vihet në zbatim ora policore edhe në Fier. Në rrugët e qytetit, pas orës 22.00 nuk ka më lëvizje. Në rrugë lëvizin shumë pak këmbësorë, të cilët në pjesën më të madhe janë punonjës në baret dhe lokalet e qytetit. Nga ana tjetër shumë uniforma blu dhe patrulla policie qarkullojnë në rrugët kryesore të qytetit si dhe në kryqëzimet hyrëse dhe dalëse.

Po ashtu edhe në qytetin e Elbasanit dhe është vënë në zbatim mbyllja e aktiviteteve dhe lëvizja në rrugë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara