Nga vizitat në kishën e Laçit tek hudhrat në çati, si po mbrohen shqiptarët nga Covid-i

13:00 | 5 Dhjetor 2020

Shqiptarët “besojnë në fuqinë e diellit, fuqinë e gurëve, detit, natyrës”, shpjegon Alfred Halilaj, një antropolog në Universitetin e Durrësit.

“Sepse në thelb, kultura jonë vjen nga paganizmi, i cili mbetet themeli i identitetit dhe jetës së përditshme, pavarësisht mbivendosjes së konvertimeve fetare,” thotë ai.

“Ankthi dhe frika që ka shkaktuar kjo pandemi, i ka shtyrë njerëzit të kthehen në besime ose imagjinata të ndryshme në një përpjekje për të gjetur një kurë shpirtërore, por pa përjashtuar në asnjë rast ekzistencën e spitaleve dhe rolin e mjekësisë.”

Nëse lëviz në Shqipëri është e zakonshme të shohësh arushë pellushi të rrahur nga era e të varur në pjesën e përparme të shtëpive në besimin se ata do të largojnë “syrin e keq” të fqinjëve xhelozë.

Forma të tjera të kërkimit të mrekullisë janë të shumta, siç është vargu me dhura që 73-vjeçari Ramzan Sefaj mban në makinën e tij për t’u ruajtur nga fatkeqësitë.

“Frika na bën të besojmë më shumë në Zot, por gjithashtu na bën të kapemi pas sendeve të vogla kundër fatit të keq dhe syrit të keq”, shpjegoi pensionisti, i cili jeton në periferitë e Tiranës dhe mbijeton nga të ardhurat e shtatë fëmijëve të tij që punojnë në ndërtim jashtë vendit.

Kërkesa për shërime alternative është intensifikuar falë edhe dezinformimeve në internet, vëren Lutfi Dervishi, një ekspert komunikimi në Universitetin e Tiranës.

Njerëzit shpesh u drejtohen këshillave të gjetura në internet dhe gjejnë “pak qetësi shpirtërore në besime”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara