Mëngjesin e sotëm, Dibra u trondit nga lëkundjet e një tërmeti, më e forta ishte ajo me magnitudë 4.7 që shkaktuan dëme në 16 banesa.
Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtuara pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë:
-5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë
-3 banesa në njësinë administrative Ostren
-3 banesa në njësinë administrative Gjoric
-1 banesë në njësinë administrative Shupenzë
-1 banesë në njësinë administrative Bulqizë
-1 banesë në njësinë administrative Zerqan
Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat.
Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh./tch/
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...