Google ADS

“Nëse nuk shkon në burg Tahiri, nuk hapen negociatat me BE-në”

19:15 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti i Partise Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se nëse nuk hapen dyert e burgut për Sajmir Tahirin, nuk do të hapen dyert e Europës për Shqipërinë

Alibeaj tha në Syri.net se nëse Tahiri nuk shkon në burg, atëherë Shqipëria nuk do te mund te hape negociatat per anetaresimin ne Bashkimin Evropian.

“Nëse nuk ndodh e para, nuk ndodh as e dyta”, tha Alibeaj.

Në vijim deputeti demokrat tha se nëse opozita po bën detyrën e saj kundrejt të gjitha zhvillimeve, po denoncon, po propozon amendamente, po proteston sikundër bëri më 27 janar, dhe nëse qeveria nuk dëgjon dhe vijon të mbajë një mur, atëherë muri thuhet me forcën e popullit.

Alibeaj theksoi se Rama ka futur në sqetull Prokuroren e Përgjithshme, e cila ka ndryshuar drejtuesit e disa prokurorive në rrethe, stafin drejtues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe shkon në një zyrë me Fatmir Xhafajn dhe nënshkruan një marrëveshje, përmes të cilës kapen strukturat e reja të Drejtësisë, që me Kushtetutë nuk duhet të jenë të kapura.

Ligjvënësi i PD-së tha se kjo drejtësi nuk është e tillë, por është një drejtësi e kapur dhe e kontrolluar nga Edi Rama.

“Kjo është një drejtësi që synon vetëm një gjë, të mbyllë dosjet e krimit të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë”, tha Alibeaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme