Banka e Shqipërisë e cilëson mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së, në Bruksel, një moment historik në rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe një hap më afër në realizimin e aspiratës së popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes evropiane.
Në një njoftim për shtyp, Banka Qendrore thekson se, aktualisht Banka e Shqipërisë kontribuon në një sërë kapituj, si pjesë e grupeve ndërinstitucionale të ngritura për secilin prej 35 kapitujve.
Gjithashtu zëvendësguvernatorja e dytë e BSH-së, Natasha Ahmetaj është zgjedhur në cilësinë e negociatores së Kapitullit 17 – Politikat Ekonomike dhe Monetare dhe atë të kryetares së grupit ndërinstitucional për kapitullin 4 – Lëvizja e lirë e kapitalit.
Sipas BSH-së, kapitujt e tjerë në të cilët Banka e Shqipërisë ka një rol kryesor kontribuues janë Kapitulli 9 –Shërbimet Financiare, Kapitulli i Kriterit Ekonomik, Kapitulli 32 – Kontrolli Financiar dhe Kapitulli 18 – Statistikat. Krahas këtyre kapitujve, Banka e Shqipërisë kontribuon edhe në kapitujt 3, 20, 28 dhe 24.
Në përputhje me metodologjinë e re të zgjerimit, negociatat pritet të vijojnë me miratimin e kuadrit të negociatave përgatitur nga Komisioni Evropian dhe, më pas hapjen e Grupit të parë të Kapitujve “Themeloret”, ku përfshihen çështjet e gjyqësorit dhe të drejtave themelore.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s