Në Shqipëri u protestua kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburantit

21:57 | 11 Tetor 2021

Në Shqipëri është mbajtur një protestë kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, karburantit dhe çmimeve të energjisë elektrike, me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë para selisë së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë është organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile, ndërsa pjesë e saj janë bërë edhe qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Me pankartat me slogane kundër rritjes së çmimeve dhe disa prej tyre me enë të ndryshme në duar, protestuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për të shmangur rritjen e mëtejshme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe të karburantit.

Në muajit e fundit në Shqipëri është shënuar rritje e çmimeve në produktet ushqimore dhe në çmimet e karburantit.

Pas rritjes se çmimeve, organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të mos lejuar rritjen e mëtejme të tyre.

Sipas organizatorëve të protestës, duhet zgjidhje për çmimin e ushqimeve dhe karburantit dhe konkretisht sipas tyre me ndërhyrje në tatimin mbi vlerën e shtuar, deri në stabilizimin e çmimeve.

Gjithashtu propozohet të merren masa edhe për energjinë elektrike për biznesin e mesëm dhe të madh, pasi organizatat e shoqërisë civile theksojnë se produktet e tyre do të reflektojnë rritje çmimi.

Disa ditë më parë Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk parashikohet rritje e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara