Vjeshta konsiderohet një periudhë ideale për pushime në bregdet. Edhe pse tregtarët ambulantë ankohen për rënien e shitjeve, pushuesit nuk mungojnë në plazhin e madh të Durrësit.
Temperaturat e ngrohta që zbuten nga flladet e freskëta detare janë tërheqëse krahas qetësisë dhe pastërtisë që ofron plazhi në shtator. Këtë fundjavë pushuesit më të shumtë janë nga Kosova, Tirana dhe Durrësi, po nuk mungojnë edhe të huajt.
Në shtator edhe çmimet e hoteleve dhe dhomave të dhëna me qera nga vendasit ulen. Çmimet e produkteve të tjera të konsumit, gjithashtu duke ofruar pushime të këndshme në çdo drejtim, po me fillimin e punës dhe shkollës të paktë janë ata që mund të vazhdojnë t’i shijojnë ato.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...