Ndotja e ajrit shkakton probleme në tru.
Nisur nga ky fakt Organizata Botërore e Shëndetësisë ke vendosur që ta përqendroje vëmendjen pikërisht tek ajri i ndotur që thithim çdo ditë.
Mjeket neurologë thonë se dememencia dhe aksidentet cerebrovaskulare ndikohen nga cilësia e ajrit.
Edhe pse nuk ka studime të mirëfillta, në vendin tonë, mjeket thonë se rastet e këtyre sëmundjeve vijnë në rritje.
Ekspertët e shëndetit publik, vënë në dukje se ajri i ndotur zvogëlon vëllimin trurit dhe shkakton plakje të parakohshme të qelizave.
Pasojat janë edhe më të rënda tek fëmijët e vegjël, pasi ka studime që e lidhin me autizmin apo zhvillimin psikomotor të fëmijës.
Ndikimi i ndotjes së ajrit në tru dhe në mushkëri ka rritur vdekshmërinë tek shqiptarët. Sipas statistikave, çdo vit vdesin 38 persona për 100 mijë banorë, ndërsa në gjithë boten regjistrohen 9 milionë vdekje me faktor ndikues ajrin e ndotur./tv klan
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...