Ndihmonin për kalim të paligjshëm të kufirit, dy në pranga

10:11 | 14 Nëntor 2018

Policia e Cërrikut ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në pranga kanë rënë Olsi Hysa, 28 vjeç dhe Ali Jahja, 27 vjeç.

Kapja dhe ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Veprimet për ekzekutimin e vendimit penal për këta shtetas do të kryen nga D.V.P Gjirokastër.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara