Presidenti Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit.
“Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.”, tha ai.
Tutje ai shtoi se gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar, shkruan Arbresh.info.
“Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën.
Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar. Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin.” tha Begaj.
Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm, shtoi Begaj në fund./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...