Po vazhdon seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit ndaj ish-drejtorëve të rrugëve, të ndaluar pak ditë më parë me vendim të prokurorisë. Avokatët e pranishëm në seancë kanë argumentuar me fakte, shkeljet e bëra nga Prokuroria e Gjykata e Elbasanit në këtë rast.
Avokatët kontestuan faktin që vendimi i gjykatës për miratimin e masës së sigurimit të propozuar nga prokuroria ishte ‘copy paste’ me kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit, gjë që është shkelje ligjore. U pranua edhe nga prokurorja fakti që ishte komunikuar me email.
Avokatët kanë kontestuar mënyrën e kontrollit të banesës, jashtë orareve ligjore dhe duke ushtruar terror në familjet e të akuzuarve.
Avokatët kanë kontestuar faktin që gjykata kishte pranuar pretendimin e Pro
prokurorisë se vlera e dëmit nga kontrata ishte sa gjithë vlera e kontratës, ndërkohë që rruga është përfunduar në 90 për qind të saj.
Prokurorja pretendon se është shkaktuar një dëm ekonomik ndërkohë që kontrata nuk ka përfunduar dhe garancia e punimeve në zotërim nga ARRSH është më e madhe se dëmi i pretenduar nga Prokuroria. Gjyqtarja u tërhoq sepse 4 avokatë u shprehen se ajo kish shkelur procedurat ligjore.
Kishte pranuar kërkesat absurde të prokurorisë, nuk kishte vlerësuar provat (nuk kishte asnjë provë në vendimin e Gjykatës për pranimin e masës së sigurimit të kërkuar nga Prokuroria) dhe ishte e paragjykuar për çështjen.
U kontestua fakti që ka kaq vite (mbi dy vjet) që hetohet çështja dhe te akuzuarit janë paraqitur rregullisht. Pse tani futen në burg. (Masë e sigurisë me burg). U kontestua gjithashtu dhe masa e sigurisë me burg, sepse ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.
© SYRI.net
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...