Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 09ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 14ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16ºC.
Era do të fryej në drejtim Jugor-Juglindor me forcë valëzimi 4 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 10ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet kryesore të botës.

Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...