Moti me reshje, probleme në portet e jugut

10:25 | 15 Dhjetor 2018

Situata e rënduar nga reshjet e shiut gjatë natës ka shkaktuar disa probleme në portet e vendit.Në portën më të madhe hyrëse në vend, në Durrës, situata paraqitet normale, pavarësisht reshjeve të shiut, sipas njoftimit të sjellë nga Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Ndërkohë në Vlorë, siç raportoi edhe korrespondenti i TCH, ka pasur prani të ujit në afëri të godinës së administratës, por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka pasur probleme.

Një traget është ankoruar me 45 minuta vonesë, për shkak të motit të keq. Probleme ka pasur edhe në portin e Sarandës, aty ku për shkak të kushteve të vështira atmosferike nuk është lejuar të operojë linja Korfuz-Sarandë-Korfuz. Sa i përket portit të Shëngjinit, situata është pa probleme dhe puna vijon normalisht. Por, parashikimet flasin për përkeqësim të situatës. Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sinjalizuar kapiteneritë e porteve, që të njoftojnë mjetet lundruese për përkeqësim të mundshëm të motit në orët në vijim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara