Policia arrestoi paraditen e sotme autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë.
Kliti Leka dyshohet se ekzekutoi Niko Goron në Himarë në orën 09:00 të mëngjesit duke tentuar të largohej më pas, por u kap në zonën e Livadhit.
Në dëshminë e parë të Lekës ai është shprehur se kishte probleme pronësie me Goron pasi i kishte dhënë tokën për të ndërtuar pallat, por ky i fundit nuk e kishte paguar.
Kliti Leka, autori i dyshuar i vrasjes se Niko Goros ne Himare
Autori i dyshuar ishte parë që mbrëmë në Himarë ku dyshohet se po përgatiste vrasjen e Goros. Më herët ka patur një konflikt fizik mes tyre.
Në momentin e kapjes, policia i sekuestroi Lekës edhe një pistoletë si edhe një automatik tip kallashnikov./Albeu.com

OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...