Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë periudhës mars-maj ka kryer 21.100 inspektime në të gjithë Shqipërinë. Burime nga AKU thonë që sektori më problematik është ai i ushqimeve më origjinë shtazore, si mishi dhe bulmeti.
Mungesa e gjurmueshmërisë, etiketimit i parregullt si dhe prezenca e baktereve të rrezikshme si e.coli janë disa nga shkeljet që janë konstatuar tek prodhimet me origjinë shtazore. Vetëm për këtë tre mujor janë asgjësuar afërsisht 28 ton produkte me origjinë shtazore.
Probleme janë hasur edhe në sektorin e produkteve me origjinë jo shtazore, këtu bëhet fjalë për bukën, miellin, uji, kripën dhe pije të ndryshme nga lëngjet e frutave e deri tek ato alkoolike. Gjatë kësaj periudhe janë asgjësuar afërsisht 259 ton produkte ushqimore.
Ndërsa sektori që ka rezultuar më i rregullt ka qenë ai imputeve bujqësore, ku asgjësimi i vetëm është bërë në muajin prill, pasi fara e eliminuar ka qenë më fuqinë mbirëse nënormë. Vlera totale e gjobave shkon afërsisht 25 milionë lekë të reja.
Vëmendja e autoritetit kombëtarë të ushqimit kësaj here është tek prodhuesit informalë. AKU në bashkëpunim me Sektorin Ekonomik në zonën e Dajtit pranë subjektit bar kafe të Lulzim Hajdinit kanë zbuluar se prodhohej akullore jashtë çdo kushti higjieno sanitar, duke vënë kështu në rrezik jetën e konsumatorëve. Për këtë arsye subjekti në fjalë u bllokua nga AKU./TCH
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...