Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka reaguar pak pas miratimit të Raportit për Shqipërinë nga Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian.
Spiropali e konsideroi votimin si një rikonfirmim të avancimit të shpejtë të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa vë theksin te vlerësimi i arritjeve të reformave demokratizuese e integruese, pavarësia e sistemit të drejtësisë, dhe lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pandëshkueshmërisë.
Kryeparlamentarja shprehu dhe objektivin strategjik të vendin, përmbyllja e negociatave brenda 2027-ës dhe anëtarësimi në BE brenda 2030-ës.
“Miratimi nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian i Raportit për Shqipërinë rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si vendi pararojë mes vendeve kandidate, që ecën më vendosmërisht drejt familjes europiane, vlerëson arritjet e reformave demokratizuese dhe integruese, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pandëshkueshmërisë.
Objektivi ynë strategjik kombëtar për çeljen e gjithë kapitujve brenda muajit qershor, përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade ka tashmë një mbështetje të gjerë nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe po fiton mbështetjen edhe nga vendet anëtare.
Falënderoj reporterin Andreas Schieder për pasqyrimin me realizëm të arritjeve të Shqipërisë, dhe deputetët që në shumicë absolute e mbështetën”, shkruan Spiropali në rrjetin social Facebook.
Komisioni për Politikën e Jashtme të PE-së, miratoi me 57 vota pro, 11 kundër, me 6 abstenime raportin për Shqipërinë.
Eurodeputetët i bëjnë thirrje Shqipërisë të përshpejtojë reformat dhe të forcojë institucionet demokratike, ndërsa vlerësuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësim në BE në një raport të miratuar të mërkurën.
/rtsh.al/
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada